Connect with us

Sport

Dybala:’Largimi nga Juventus ishte i vëshrië’

Intervistë e gjatë e dhënë për “AS” ng Dybala, i cili gjatë një bisede me gazetën spanjolle foli për lamtumirën e tij me Juventusin.“Nuk ishte e lehtë dhe e papritur. Disa muaj më parë zbulova se nuk do të mërrnin në konsideratë, por deri pak ditë më parë realiteti ishte ndryshe. ishte një goditje e fortë, kanë kaluar shumë vite dhe ishte si shtëpia ime.

Njihja të gjithë, stadiumin, tifozët, isha kapiteni i dytë. Dëshira ime ishte të vazhdoja atje, por futbolli i ka këto gjëra, unë nuk isha i pari dhe nuk do të jem i fundit. I jam mirënjohës Juventusit që më ka bërë të rritem si njeri dhe lojtar. Kanë qenë shtatë vite të bukura.

Pse refuzova Arabinë? Sepse ndihem mirë te Roma. Ata më trajtuan në një mënyrë të veçantë. Gjatë pushimeve vazhdova të bisedoja me Mourinho dhe të dy donim të jepnim diçka më shumë”, është shprehur ndër të tjera Dybala.

Advertisement