Aktualitet
Largohen me gomone/ Studiuesit në misioni për të mësuar pse shqiptarët rrezikojnë jetën
Studiuesit nga Fondacioni Sanctuary, të udhëhequr nga Dr. Krish Kandiah, janë vendosur për një “mision gjetës të fakteve”, se pse shqiptarët bëjnë një udhëtim të rrezikshëm, drejt Britanisë së Madhe.
Studiuesit po kërkojnë të gjejnë mënyra për të dekurajuar të rinjtë që të mos bëjnë udhëtimin e rrezikshëm. The Mirror ka shkruar një artikull, në të cilin jepen fakte të mbledhura nga një fondacion për larfimin e të rinjve shqiptar drejt Anglisë.
Punonjësit e bamirësisë do të vizitojnë Shqipërinë këtë javë në një përpjekje për të mësuar pse kaq shumë të rinj nga vendi bëjnë kalime të paligjshme në MB. Sipas shifrave të qeverisë angleze, 12,301 njerëz nga Shqipëria erdhën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla përgjatë kanalit vitin e kaluar,
Ndërkohë Dr Kandiah, i cili më parë jetoi në Shqipëri për tre vjet, tha se shpresonte të zbulonte se çfarë mund të bëjnë shoqëria civile, grupet e besimit dhe Fondacioni Sanctuary për të inkurajuar të rinjtë shqiptarë që të qëndrojnë të sigurt në vendin e tyre.