Connect with us

Bota

‘Largohuni menjëherë’/ SHBA ngre alarmin, u bën thirrje qytetarëve të saj në Liban

Ambasada amerikane në Bejrut u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen nga Libani me çdo biletë të mundshme që gjejnë në aeroporte.

Ambasada amerikane deklaroi këtë të shtunë se ata që zgjedhin të qëndrojnë në Liban duhet të “përgatitisin plane emergjence” dhe të jenë të përgatitur të “strehohen në vend për një periudhë të gjatë kohore”.

Ai tha se disa linja ajrore kanë pezulluar dhe anuluar fluturimet, dhe shumë janë shitur, por opsionet e transportit komercial për t’u larguar nga Libani mbeten të disponueshme.

Ky njoftim vjen pas një paralajmërim të ngjashëm nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili tha se situata rajonale nw Lindjen e Mesme “mund të përkeqësohet me shpejtësi”.

Irani është zotuar për një hakmarrje “të ashpër” kundër Izraelit, të cilin e fajëson për vdekjen e shefit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran. Vrasja e tij erdhi disa orë pasi Izraeli vrau komandantin e Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut.

Advertisement