Connect with us

Kosova

LAVDIA SOCIALISTE E KURTIT/ Fehlinger: Të ndryshojë sa më shpejt, ndryshe do ta largojnë

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger duke folur per administratën e re amerikane dhe rolin e saj ne raportet Kosovë-Serbi, përmendi edhe ish emisarin amerikan Richard Grenellin dhe qëndrimet e tij në raport me Kosovën dhe Serbinë. Kësisoj, ai tha se vetëm Trump mund ta sjellë rënien e Vuçicit nga koltuku I presidentit ndërsa fatkeqësisht, sic u shpreh ai, Grenell dëshiron te rrëzojë nga posti kryeministrin Albin Kurti.

“Populli serb është në revoltë të vazhdueshme kundër regjimit të Vuçiqit dhe Trump është faktori që mund ta ndryshojë ‘lojën’ për të sjellë rënien e Vuçiqit. Kurse, Grenell ka humbur luftën për pushtet ndaj Marco Rubios, një mik i vërtetë i Kosovës dhe Ukrainës. Mjeti i fundit i energjisë së mbetur të Richard Grenell, është llogaria e tij platformen X, ku ai përpiqet të lajë hesapet me ‘armikun’ e tij, Albin Kurti. Është ëndrra e jetës së Grenellit që të sjellë rënien e Kurtit, në vend të Vuçiqit qe eshte burimi I vetem i të gjitha problemeve në Ballkan. E gjithë kjo është personale dhe irracionale” – deklaroi eksperti austriak.

Fehlinger gjithashtu u shpreh optimist se me Donald Trump në krye te SHBA, Kosova ka një shans të madh që të anëtarësohet në NATO.

Më tej, eksperti austriak pati edhe disa porosi për kryeministrin Kurti dhe politikën e tij, teksa kërkoi që ky I fundit të forcojë raportet me SHBA dhe aleatët tjerë. Në këtë pikë, ai tha se ‘çelësi’ i së ardhmes është koalicioni me LDK-në, gjë për të cilën kishte disa argumente.

“Albin Kurti duhet të ndryshojë. Kurti duhet të ndalojë lavdinë e tij socialiste. Nëse ai vazhdon mënyrat e tij të vjetra, nuk do të zgjasë shumë në botën e re të Trump. Dhe Grenell ka hakmarrjen e tij. Kurti eshte më mirë të ofrohet si paqebërës dhe mik i Amerikës, aleat i palëkundur i NATO-s, evropian besnik dhe të ndërtojë një koalicion të ri për të hapur dyert në Uashington dhe Berlin. Çelësi është ndërtimi i një koalicioni të ri pro-amerikan pas zgjedhjeve të shkurtit. Mënyra më logjike është t’i ofrohet LDK-së duke përfshirë në ofertë Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Jashtëm për të ringjallur Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020” – theksoi Fehlinger

Advertisement