Connect with us

Rajon

Lavrov: Asociacioni, mashtrim edhe për serbët

Nga takimi i G20-tës në Indi, ministry i jashtëm rus Sergei Lavrov bëri një deklaratë edhe për Kosovën e Serbinë, ndërsa hoqi paralele mes ndërmjetësimit perëndimor dhe marrëveshjes së Minskut për Ukrainën.

Nga komentet e shefit të diplomacisë ruse, nënkuptohet se ai Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e sheh si një nismë jo të sinqertë për Beogradin.

“E njëjta histori, mashtrimi i serbëve në lidhje me Asociacionin e komunave serbe, si mashtrimi i Rusisë në lidhje me marrëveshjet”, ka thënë Lavrov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve RIA

Sipas tij, vendet perëndimore nuk do ta zbatonin marrëveshjen e Minskut, e nuk kanë ndërmend të zbatojnë as ujditë që arrihen për serbët në Kosovë.

Madje sipas tij, firmëtarët e Minskut e kanë pranuar hapur se ato marrëveshje ishin të nevojshme për të përgatitur luftën kundër Rusisë. Ndërkohe vete Aleksandar Vucic, pas një takimi në Beograd me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, deklaroi se formimi urgjent i Asociacionit është me rëndësi prioritare.

Vuçiç shkroi në profilin e tij në Instagram se e ka informuar ambasadorin Hill për raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.

Veç formimit të Asociacionit, presidenti serb tha se “duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”.

Advertisement