Connect with us

Bota

Lavrov: Nëse trupat europiane futen në Ukrainë, do ti mbajmë në shenjestër për t’i eleminuar

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është “pengesa kryesore për paqen” në Ukrainë, duke kritikuar rolin e Evropës në konfliktin e vazhdueshëm me Moskën.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse TASS, Lavrov u shpreh se Bashkimi Evropian nuk e fsheh synimin për të përgatitur “konflikt të hapur me Rusinë në fushën e betejës”.

Ai shtoi se sipas tij, regjimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe mbikëqyrësit e tij evropianë nuk janë të gatshëm të angazhohen në bisedime konstruktive.

Lavrov vlerësoi përpjekjet e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump dhe ekipit të tij për të arritur një marrëveshje paqësore, duke theksuar se Rusia i sheh ato si iniciativa pozitive në këtë drejtim.

Ai paralajmëroi gjithashtu se në rast se trupat evropiane do të vendoseshin në Ukrainë, Forcat e Armatosura ruse “do t’i konsideronin ato si objektiv të ligjshëm”.

Advertisement