Bota
Lavrov paralajmëron: Jemi gati për një luftë me perëndimorët
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov paralajmëron se nëse NATO kundërshton ngrirjen e konfliktit në Ukrainë, atëherë aleanca ushtarake duhet të dërgojë trupat e saj në luftë.
Deklarata e Lavrov erdhi si përgjigje ndaj komenteve të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha të hënën se NATO kërkon që lufta të përfundojë sa më shpejt, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë. Por një paqe e drejtë nuk mund të jetë ngrirja e konfliktit dhe pranimi i një marrëveshjeje të diktuar nga Rusia”, tha Lavrov.
Stoltenberg theksoi gjithashtu se NATO nuk ishte palë në konflikt, por se aleanca qëndroi me Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje, duke shtuar se vendet anëtare duhet të forcojnë mbrojtjen e tyre.