Connect with us

Bota

Lavrov: Sulmet ajrore izraelite mbi Siri janë të papranueshme

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u fokusua në konfliktin izraelito-palestinez në Lindjen e Mesme në një bisedë telefonike që pati me homologun e tij sirian Faisal Mekdad të martën. Siç njoftoi Ministria e Jashtme ruse, Lavrov vuri në dukje se janë të papranueshme sulmet ajrore izraelite në territorin sirian.

Sulmet janë bërë më të shpeshta midis ngjarjeve rreth Rripit të Gazës dhe rrezikut të përpjekjeve të forcave të jashtme për të transformuar Lindjen e Mesme në një arenë të shlyerjes së llogarive gjeopolitike. Edhe në telefonatën që Lavrov pati me ministrin e Jashtëm saudit, Princin Farhan u diskutua për situatën në Lindjen e Mesme. Lidhur me pretentimet e Sirisë Izraeli ka sqaruar se sulmet e tyre janë vetëm kundërpërgjigje ndaj raketave që vijnë nga territori sirian.

Advertisement