Në “Olimpico” të Romës, Lazio fitoi 1-0 me CFR Cluj për ndeshjen e Conference League. Dueli u vendos nga goli i Immobile në minutën 45+4 të ndeshjes. Vlen për t’u theksuar se te rumunët në fushë ishte shqiptari i Kosovës, Ermal Krasniqi. Sulmuesi në minutën e 15 të ndeshjes bëri një lëvizje fantastike, duke detyruar Patric që të ndërhyjë në mënyrë të gabuar për t’u ndëshkuar me karton të kuq.