Sport
Lazio fiton sërish me Napolin, goli i Isaksen lë djemtë e Contes në vendin e dytë të Serie A

Lazio është kthyer në makthin e Napolit. Pasi disa ditë më parë i eliminoi nga Kupa e Italisë, këtë të diel Lazio fitoi 0-1 në Napoli për kampionat, duke bërë që skuadra e Contes mos jetë më në krye të Serie A, pozicion që mbahet nga Atalanta. Në “Diego Maradona” mjaftoi goli i Isaksen në minutën e 79-të për të ulur në gjunjë vendasit, ndërkohë që Lazio merr vendin e pestë me 31 pikë, duke lënë pas Juventusin.
Fiorentina fiton 1-0 me Cagliarin, Alen Sherri siguron vendin e titullarit
Në “Artemio Franchi” të Firenzes, vendasit e Fiorentinës fituan 1-0 kundër Cagliarit. Goli i Danilo Cataldit në minutën e 24 vendosi tri pikët për ‘Violat’, që këtë sezon janë një surprizë e bukur në Serie A. Për sardët nga minuta e parë në portë luajti Alen Sherri, me shkodranin që ka fituar vendin mes shtyllave dhe u vlerësua me notën 6,4. Fiorentina me këtë tri pikësh ngjitet në vendin e katërt me 31 pikë. Cagliari me 14 pikë mbetet në vendin e 15-të.

