Sport
Lazio ‘likuidon’ Salernitanën, e mposht 4-1 dhe ëndërron Evropën

Java e 32-të e Serisë A të futbollit në Itali nisi me fitoren 4-1 të Lazios kundër Salernitanës në “Olimpico”. Djemtë e Igor Tudor vendosën diktatin qysh në fillimin e lojës, duke shënuar me Felipe Anderson në të 7 minutë dhe Vecino në minutën e 14-të.
Lazio me 49 pikë merr vendin e shtatë, vetëm një pikë më pak se Atalanta që mban vendin e gjashtë (dy ndeshje më pak).

