Connect with us

Politike

Lefter Koka ‘shpërthen’ në akuza: Më futi në burg Meta me fallxhoren

Ish-ministri Lefter Koka mohoi të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. Ai tha se gjithçka kundër tij është e stisur nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

“Kjo është e stisur nga presidenti me fallxhoren e tij, që thoshte mejhaneve që do më fuste në burg. SPAK u bazua tek kallëzimi LSI, për 2 vite nuk më pyeti. Unë, si ministër, Sekretari i Përgjithshëm zbatuam ligjin, punuam me devotshmëri.

Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, por unë s’i kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time. Akuza e prokurorisë është idiote, hyra në politikë si biznesmen, nuk më bëri politika biznesmen. Nuk i kam futur dorën askujt në xhep” tha ai.

Sipas avokatit të Kokës, procedurën e koncesionit nuk e hap ministri, por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe se çdo vendimmarrje e komisionit ka kaluar edhe në filtrat e Këshillit të Ministrave duke ia kaluar “topin” e fajit qeverisë me në krye Edi Ramën.

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg.

Advertisement