Sport
Legjenda braziliane në gjendje të rënduar shëndetësore
Duket se gjendja e legjendës së futbollit Pele vazhdon të përkeqësohet, me 82-vjeçarin që prej kohësh është dërguar në terapi intensive, pasi kimioterapia për kancerin në zorrën e trashë nuk i shkoi ashtu siç duhet.
Në spitalin që Pele është shtruar ka mbërritur dhe i biri i tij, Edson.
Këtë e ka konfirmuar e bija e tij, Keli Naskimento, e cila thotë në rrjetet sociale: “Ai (Edson) është këtu. Unë nuk do të largohem, askush nuk do të më largojë nga këtu”.