Connect with us

Sport

Legjenda e futbollit/ Sa pasuri trashëgoi Pele te familjarët

Një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, Pele, humbi jetën ditën e djeshme pas rreth dy javësh në gjendje të rëndë për shkak të disa sëmundjeve, më e rënda kanceri i prostatës.

“Mbreti” ka lënë pas një pasuri të jashtëzakonshme në futboll për atë që i ka dhënë këtij sporti dhe kënaqësinë që ka dhuruar për miliona njerëz gjatë kohës që ka luajtur futboll.

Por po aq e madhe ishte edhe pasuria e tij financiare, e siguruar ndër dekada. “Celebrity Net Worth”, një portal i specializuar për pasurinë e të famshmeve zbulon edhe pasurinë e Pele.

Mësohet se ai ka lënë pas një sasi të konsiderueshme pronash të paluajtshme, si dhe një llogari bankare me plot 100 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e këtyre parave janë fituar pasi Pele e la futbollin.

Ai gjatë viteve ka qenë imazh kryesor i disa kompanive të mëdha, duke firmosur kontrata milionëshe të sponsorizimit. Kjo pasuri pritet të ndahet mes njerëzve të afërm, që i qëndruan pranë Pele në momentet e fundit.

Advertisement