Kronike
Lejoi largimin nga Shqipëria të Elidon Çelës, ndalohet polici i Portit të Durrësit
Një oficer policie me detyrë Ndihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit pasi akuzohet se lejoi daljen jashtë shtetit të një personi të shpallur në kërkim. Report Tv mëson se ai është Elidon Çela, pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova.
Më 21 tetor 2022 në furgonin e kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit. Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim, informon Sokol Dema. Ai rezulton të ketë kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kaloj në mënyrë të kundraligjshme. Megjithatë, Çela ka rënë në prangat e policisë këto ditë pasi është rikthyer sërish në Shqipëri, po përmes Durrësit. Ndalimi i Gledis Lushit është bërë dje më 22 shtator 2023 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ndalimi i Gledis Lushit u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale, informoi sot AMP.
Lajmi ne perditesim…
Polici i Portit e la të ikte jashtë, zbulohet i kërkuari! Elidon Çela, lidhje me 500 mijë eurot që u gjetën të fshehura në furgonin e ardhur nga Italia
Ai është Elidon Çela, pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova.
Më 21 tetor 2022 në furgonin e kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit
Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim.
Ai rezulton të ketë kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kaloj në mënyrë të kundraligjshme.
Megjithatë, Çela ka rënë në prangat e policisë këto ditë pasi është rikthyer sërish në Shqipëri, po përmes Durrësit.