Connect with us

Aktualitet

Lëkundet vendi! Tërmet në Velipojë, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë ditën e sotme në veri të Shqipërisë. Epiqendra u regjistrua në Velipojë, në qarkun e Shkodrës, me një thellësi prej 15.8 km me magnitudë 4.1 të shkallë Rihter. Nuk raportohet për dëme.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile:

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 14:39:00 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Velipojë, në qarkun e Shkodrës, me një thellësi prej 15.8 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.

Advertisement