Aktualitet
Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Sipas të dhënave paraprake magnitudë ka qenë 4.1 e shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë në Lis, 12 km larg Burrelit dhe rreth 40 km larg Tiranës.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë. Nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo dëme materiale