Connect with us

Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Elbasan, Korçë dhe Tiranë

Ndihen lëkundje tëmeti në Elbasan. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë me thellësi 2 km.

Lajmi në përditësim…

ELBASAN-Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Mjekës, rreth 7 km larg Elbasanit, ndërsa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 4.1 rihter. Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit. Korrespondentët e ABC News raportojnë se tërmeti është ndjerë në Librazhd, Përrenjas, Steblevë, si edhe në Korçë.

Aktualisht nuk raportohet për pasoja dhe dëme materiale. Në një intervistë pak ditë më parë,  sizmiologu Edmond Dushi tha Shqipëria ka aktivitet sizmik, por se nuk është i rrezikuar drejtpërdrejt nga tërmeti i Turqisë pasi vendi ynë nuk ndodhet tek e njëjta pllakë tektonike.

“Ne nuk jemi në të njëjtën pllakë tektonike. Nuk kemi impakt të drejtpërdrejtë në territorin shqiptar. Aktiviteti sizmik në Shqipëri është i pranishëm”, tha ai

TIRANË– Tërmet në Shqipëri! Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Mjekës, rreth 7 km larg Elbasanit, ndërsa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 4.1 rihter. Tërmeti është ndjerë në Librazhd, Përrenjas, Steblevë, si edhe në Korçë.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo dhe dëme materiale. Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, pasi pak ditë më parë, mijëra persona kanë ndërruar jetë nga tërmeti në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Elbasan

 

Advertisement