Rajon
Lëkundje tërmeti në Greqi, epiqendra ishte Larisa
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak minuta para orës katër pasdite në Greqi. Sipas mediave greke tërmeti ka rënë në zonën e Farsalas në Larisa.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 km në jug-juglindje të Farsalës, ndërsa thellësia fokale është llogaritur në 66.1 km. Nuk ka raportime për dëmë ose të lënduar.