Politike
Lela: Kemi parë një PL që nuk e dinim ku ishte, ka një traumë nga zgjedhjet e shkuara
Analisti Alfred Lela ka deklaruar se qytetarët duan një model të ri politik.
Përsa i përket Partisë së Lirisë, ai theksoi se kjo e fundit ka pasur paqartësitë e veta prej një viti dhe ka shpërthyer këto ditë, referuar daljeve televizive të Ilir Metës dhe deklaratat e tij.
“Duan një model të ri. Jam për bashkimin me të gjithë. Kurrizin e Shqipërisë nuk e mban dot një person. Opozita ka nevojë për figura të reja. PL ka një tundim politik për të renë, ka një traumë nga zgjedhjet e shkuara. Nuk është një traumë e shkaktuar nga Meta dhe nga PL por nga Rilindja dhe qeveria.
Është trauma e demokratit që shkon për të votuar dhe nuk sheh kryetarin e partisë së vet po demokrati shkon dhe voton për atë që i ka thënë Edi Rama të votojë. Ka një paqartësi te PL dhe unë mendoj se kjo reflektohet te gjetjet e “Barometri”. Prej një viti PL ka pasur paqartësitë e veta që dolën dhe kulmuan këto ditët e fundit. Kemi parë një PL që nuk e dinim ku ishte”-tha ai.