Connect with us

Kronike

Lënda plasëse i shpërthen në dorë, humb jetën në Elbasan, policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen e Ish-Kombinatit të drurit.

Një 40-vjeçar ka humbur jetën.

Dyshohet se një lëndë plasëse ka shpërthyer në duar duke i sjellë dëme të mëdha në trup dhe për pasojë humbjen e jetës.

Forca të shumta policie ka shkuar në vendin e ngjarjes.

LAJMI PERDITESUAR

Policia bën me dije se i riu ka tentuar që lëndën plasëse ta vendosë në një makinë, por i ka shpërthyer në duar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, ku dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Advertisement