Kosova
Lepaja: Shqipëria nuk po punon kundër Kosovës
Komentatori politik nga Prishtina Fadil Lepaja beson se nuk ka probleme funksionale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por ka dallime se si Tirana e sheh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Edhe pse shumë politikanë nga Kosova së fundmi kanë vlerësuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë qenë kurrë më të këqija dhe se kryeministri Albin Kurti është “më i përgjegjshmi” për këtë, Lepaja nuk është i atij mendimi.
“Nuk ka probleme funksionale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, po ashtu nuk ka dallime të mëdha në politikat e Kosovës dhe Shqipërisë përsa i përket marrëdhënieve të ndërsjella, por ka dallime sesi politika shqiptare e sheh normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim, politika shqiptare kërkon të ndërmjetësojë gjithnjë e më shumë. Marrëdhëniet mes Ramës, Vuçiçit dhe Thaçit ishin të njohura, madje u fol edhe për shkëmbim territoresh, por dihet se komuniteti evropian dhe politika aktuale e Perëndimit nuk e duan realisht këtë” – theksoi Lepaja
Ai pretendon se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hedhur baza të reja mbi të cilat duhet të ndërtohet normalizimi i marrëdhënieve, ndërsa më herët diskutimet kanë qenë për korniza krejtësisht të ndryshme.
“Thjesht, Vuçiç dhe zoti Rama u përpoqën disi të shmangin faktin se Kosova është shtet” – tha komentatori politik Fadil Lepaja