Pinknews
Lëshon bombë/ Ronaldo Sharka zbulon se cila nga vajzat do kryejë marrëdhënie se*ksuale
Ronaldo Sharka ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” ku nuk ka lënë pa përmendur edhe lojtaren e tij të preferurar në këtë edicion të “BBV3”. Ai aktualisht është edhe opinionist tek “Big Brother Fun Club” së bashku me Ina Kollçakun. Ndër të tjera ai u pyet nëse do të kishte seks brenda shtëpisë. Ja çfarë thotë opinionisti:
Për kë ke më shumë simpati në “BBV3”?
Më pëlqen Heidi. Është një durrsake e lezetshme. Po shihja dje tek kjo pjesa e të nominuarve që duhet të argumentonin që pse s’duhet të dilni dhe Roza i bëri një pyetje që ‘A mendon Heidi se ke konsumuar imazhin tënd në “Big Brother”?’. Më fal, por unë si publik nuk di asgjë për Heidin. Pra, është një imazh tërësisht i pakonsumuar. Kurse për Rozën e dimë, për marrëdhënien e saj me të ëmën, për historinë me të atin, për qenushat që ajo ka pasur, për protestat që ka dalë, për puthjet televizive që ka bërë. Kështu që në këtë rast, Heidi ka një avantazh shumë herë më të madh. Njerëzit kanë kuriozitet dhe po ta shohësh në “Big Brother” ecin njerëzit nuk njihen ose që kanë disa vite të harruar.
A do të ketë seks në “BBV3”?
Ronaldo: Nuk mendoj që ka ende çifte deri tani. Këto që po e bëjnë mendoj që janë tentatika fiktive për të zgjatur edhe pak më shumë në lojë. Kam vënë re një gjë në fakt. Nuk e di sa i sinqertë është Meritoni, por kam vënë re se Ilnisa e ka shumë qejf Meritonin. Mënyra se si ajo reagon shpeshherë kundrejt vajzave të tjera në mënyrën se si ato lidhen me Meritonin, me mënyrën se si ajo duket që do ta marrë në patronazh që ta ketë vetëm të tijin, kam vënë re që ka një pëlqim. Por këtu nuk mund të përjashtojmë as Merin. Edhe ajo e ka shprehur disi. Kështu që çfarë nuk mund të ndodhë.
Salsano: Mund të bëjë Meri seks thua brenda?
Ronaldo: Po, dhe mua do të më pëlqente shumë që Meri të bënte seks në “Big Brother”. Për mua si publik, është më interesante të shoh Merin, një personazh që ti nuk e pret dhe nga format që ka që të bëjë këtë gjë në “Big Brother”, sesa të shoh një vajzë seksi me forma, Rikja për shembull. Kështu që, unë dua realisht të shoh Merin që të bëjë seks në “Big Brother”.