Connect with us

Aktualitet

Lëshonte raporte mjekësore false kundrejt pagesës, arrestohet mjeku i Akademisë së Sigurisë në Tiranë

Policia ka arrestuar ditën e sotme një mjek të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, pasi akuzohet për korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike, si dhe falsifikim të dokumenteve shëndetësore.

Arrestimi i tij u konkludua pas një hetimi me metoda speciale disa mujor të Drejtorisë së Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku u dokumentua veprimtaria e kundraligjshme e mjekut A. Xh., i cili duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, kundrejt përfitimeve të paligjshme, lëshonte raporte mjeksore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademise së Sigurisë, informoi sot prokuroria e Tiranës.

Më 13 dhjetor Gjykaa e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për mjekun e akademisë së sigurisë dhe vendimi u ekzekuta nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore më 14 dhjetor.

Advertisement