Connect with us

Sport

letra e djalit të Igli Tares për babain: Një fëmijë i vogël nga Vlora që ëndërronte të bëhej pjesë e Milanit

Djali i Igli Tares, Etien Tare ndau disa fjalë zemre në një postim në Instagram pasi babai i tij u emërua drejtor sportiv i ekipit historik italian, AC Milan.

Në rreshtat e tij të dedikuara arritjes tepër të rëndësishme për babain e tij, Igli Tare, ai shprehu krenarinë dhe mbështetjen e pakufishme për aventurën e tij të re si drejtor sportiv

“I dashur babi,

Babi çfarë të them është e pabesueshme që djali yt është shumë krenar që ka një shembull të tillë në jetën e tij, ti ke ardhur nga hiçi dhe ke arritur të pamundurën! Një fëmijë i vogël nga Vlora që ëndërronte të bëhej pjesë e Milanit një ditë dhe shiko tani se ia ke dalë!

Ne jemi krenarë për ty dhe do të mbështesim gjithmonë, jam i sigurt se do të bësh një punë të pabesueshme me klubin tënd të ri. Të uroj gjithë të mirat dhe fat në aventurën tënde të re. Të dua shumë babi”, shkruan djali i Igli Tares.

 

 

Advertisement