Kosova
Letra e hapur/ S’ka zgjidhje tjetër për diskriminimin që po bëjnë ndaj shqiptarëve
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, u ka dërguar thirrje disa ambasadave në Beograd, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për të ndalur, siç tha ai, valën e re të gjuhës së urrejtjes antishqiptare.
Branislav Grubački Guta, këshilltar në Kuvendin e Vojvodinës, tha për median serbe Danas se “mashtrimi i publikut nga ana e Aleksander Vucicit vazhdon”.
“Regjimi i Aleksandër Vuçiqit po përpiqet të fshehë faktin se Cari është lakuriq. Retorika nacional-shoviniste është e rrezikshme. Megjithatë, preambula për zgjidhjen e çdo problemi në Serbi është largimi i Aleksandar Vuçiqit” – deklaroi Guta
Kurse Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, u shpreh se “populli shqiptar në Luginën e Preshevës është në pozitë shumë të vështirë”.
“Në këtë kuptim, Shaip Kamberi iu drejtua me të drejtë faktorëve ndërkombëtarë, sepse nuk ka zgjidhje tjetër për t’u hapur sytë autoriteteve në Serbi për diskriminimin që po bëjnë ndaj shqiptarëve. Një gjë është e sigurt se në bisedën me Vuçiqin, shefi i CIA-s nuk ishte për të pirë kafe me të, por për t’i treguar, ndër të tjera, edhe pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët janë qytetarë. të Republikës së Serbisë, dhe trajtohen si njerëz të dorës së dytë apo të tretë. Shpresoj se qeveria në Serbi do t’i shohë gabimet që po bën vazhdimisht në Luginën e Preshevës dhe nuk do të lejojë që Lugina e Preshevës të bëhet edhe një herë “fuçi baruti” – theksoi Sheholli
Nga ana tjeter, Kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Bojan Kostresh, deklaroi se është e qartë se zbatimit te planit Scholz-Macron po i vjen fundi dhe kështu zgjidhja e problemit të Kosovës është në horizont.