Pas tarifave të reja ndaj Kanadasë, është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat e reja për shtetet anëtare.

“Duke filluar nga 1 gushti 2025, ne do të aplikojmë një tarifë prej 30% të Bashkimit Evropian për produktet e BE-së të eksportuara në Shtetet e Bashkuara, të ndara nga të gjitha tarifat sektoriale.

Mallrat e tranzituara nëpër vende të tjera për të shmangur një tarifë më të lartë do t’i nënshtrohen asaj tarife më të lartë”, – shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth.

1
2