Kosova
LEVIZ TOKA/ Vuçiç: Më shumë vende do të tërheqin njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka njoftuar se edhe më shumë vende do të tërheqin njohjen e shtetit te Kosovës.
Kur u pyet nëse mund të përmendte vendet ose të paktën kontinentet nga keto vende janë, ai u përgjigj, “nga kontinente të bukura”.
“Nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut. Sigurisht, ju nuk besoni se Kanadaja apo SHBA-ja do ta tërheqin njohjen e tyre. Nuk ka asgjë për të diskutuar me ta për këtë, përveçse ne si Serbi të kërkojmë marrëdhënie të mira ekonomike me ata”, nënvizoi Vuçiq duke theksuar se “Sot e gjithë Evropa e kupton se çfarë po ndodh në Prishtinë”.
I pyetur për situatën në Kosovë, Vuçic tha se tani të gjithë e shohin se çfarë po ndodh.
“Tani gjithçka është e qartë, si në Evropë ashtu edhe në nivel global. Më parë, ne mund të llogarisnim vetem Rusinë dhe Kinën midis fuqive të mëdha, por tani gjerat kane ndryshuar”- ka theksuar Vuçiq teksa duke komentuar veprimin e fundit të policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Vuçiq tha se kjo është shenjë e dobësisë së Albin Kurtit. – I pyetur nëse pret që politika e SHBA-së për Kosovën të ndryshojë pas marrjes së detyrës nga Donald Trump, ai u përgjigj se nuk beson se do të ketë ndonjë ndryshim të rëndësishëm, por shpreson se do të ketë.
“Ne kemi shumë miq në administratën e Trump, më shumë se në atë të mëparshme. Tani po flasim me shumë njerëz; me disa kam folur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Disa prej tyre kanë biznese në Beograd dhe besoj se mund të presim diçka më të mirë”, theksoi Vuçiq. – I pyetur për situatën në Republikën Srpska, presidenti serb shprehu, sic tha ai, shqetësim të madh. Sipas tij, Republika Srpska gjithmonë do të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e Serbisë, sikurse edhe Bosnja dhe Hercegovina, por shtoi se nuk është optimist se si do të përfundojnë gjërat.