Kosova
Lëvizin kufijtë e Ballkanit/ Asociacioni shkakton tërmet

Edita Tahiri ish kryenegociatore në dialogun Kosovës Serbi ka komentuar takimin e sotem ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Sipas Tahirit, modeli i statutit të Asociacionit do të ndikoj në funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe në fatin e kufijve në Ballkan.
“Modeli i statutit te asociacionit te cilin Kurti sot do ta negocioi me Vuciqin ne Bruksel do te ndikoj ne funksionalitetin e shtetit te Kosoves dhe ne fatin e kufijve ne Ballkan sepse do te frymezoj gjitha pakicat ne Ballkan edhe me shume shqiptaret ne Maqedonine veriore sepse ata nuk jane pakice atje por jane gjysma e popullates…” – shkruan ne reagimin e saj Edita Tahiri

