Sport
Lëvizje të reja në sport/ Interi firmos me Jan Somer
Jan Somer do të jetë portieri i ri i Interit. Tashmë nuk ka dyshime dhe në Itali e bëjnë fakt të kryer transferimin e portierit zviceran nga Bajern Mynih te zikaltrit.
Sipas mediave italiane, telenovela që zgjati disa javë, ka marr fund në këto orë, pasi Ausilio dhe Marota kanë bindur Bajernin dhe kanë mbyllur gjithçka sa i përket lëvizjes së portierit drejt Serisë A, ku do të marrë vendin e lënë bosh nga Andre Onana.
Zikaltrit kanë gjetur një akord që i përshtatej, pasi raportohet se nuk do të paguajnë klauzolën e plotë të largimit, që vlente 6 milionë euro, për të siguruar portierin 34-vjeçar. Vizitat mjekësore janë caktuar për orët e ardhshme dhe zyrartarizimi mund të vijë që sot, apo gjatë ditës së nesërme.