Connect with us

Kosova

Liberalizimi i vonuar ka dëmtuar thellësisht kredibilitetin e BE-së në Kosovë

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat Demokratike në Berlin, Bodo Veber, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është dashur të zbatohet shumë kohë më pare dhe vonesa sipas tij, ka dëmtuar thellësisht kredibilitetin e BE në Kosovë.

“Nuk kishte lidhje fare me Kosovën dhe plotësimin e kushteve. Kosova ishte vetëm dëm kolateral i lëvizjeve të djathta në gjeopolitikë dhe kjo vonesë me të vërtetë dëmtoi besueshmërinë e BE-së karshi qytetarëve dhe qeverisë në Prishtinë” – theksoi Veber.

Kur bëhet fjalë për serbët në Kosovë që kanë pasaporta serbe, ai tregoi se kjo temë ka ngjallur shumë polemika dhe potencoi se kjo është një temë e komplikuar .

Advertisement