Kronike
Librazhd/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në fshatin Qukës, 6 të plagosur
LIBRAZHD– Një tjetër aksident është shënuar në vendin tonë, ku dy mjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ në Librazhd. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 6 persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor ‘Librazhd-Prrenjas’. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. “Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.