Connect with us

Politike

Liçaj zbulon kush i vrau  Azem Hajdarin dhe Sokol Olldashin: Edhe Berishës i ka bërë atentat

Aktori Neritan Liçi ka thënë se socialistët kanë vrarë Azem Hajdarin, Sokol Olldashin dhe kanë bërë disa atentate ndaj Berishës.

“Këta pa dallim feje, politike dhe ideje janë horra. Dëgjoj këta që flasin për karriget në Parlament. Këta kanë qëlluar Azem Hajdarin, e kanë plagosur brenda në Parlament dhe në fund edhe e vranë. Këta vranë Sokol Olldashin. Këta i kanë bërë pafund atentate Berishës saqë nxorën një në fund dhe e gjuajti ish- presidentin dhe ish-kryeministrin. Këto i bëjnë këta. Të djathtët nuk vrasin. Ne e kemi zemrën e fortë. Ju keni një tufë nga këta drejtorët tuaj që janë spiunë sigurimi, janë kriminelë të këtij vendi. Më vjen keq edhe për një gjë. Atëherë isha armik i popullit. Dola atëherë dhe nuk pyeta, dola për liri. Atëherë përballë si studentë kishim po këta horra. Edhe prapë sot gjejmë këta dhe kërkojmë liri, demokraci, votë të lirë. Tani ju (iu drejtohet policëve) jeni përballë nesh. Ndërsa ata minjtë e Sigurimit rrinë nëpër ferra”, tha aktori.

“Putin kur hyri në luftë, trupat ruse bombarduan teatrin, nëse e mbani mend, dhe tani më 31 dhjetor (që ai është pushtues i huaj), mbushet një vit tani që ai vajti vetë dhe e inaguaroi. Kurse ne na e prishët ju dhe e di që nuk ju pëlqen, sepse ka pasur dhe policë që kanë hequr kapelët, por ju në fund jeni shqiptarë si ju edhe unë. Dhe kur flini gjumë, ato pak orë që flini, pasi ju mbajnë në punë si kafshë, ju vjedhin dhe del pastaj shqiptari kundër shqiptarit te kjo parti komuniste, kineze, ruse e Sorosit, po vec shqiptare nuk u bë kurrë kjo parti”, vijoi ai.

 

Advertisement