Politike
Liderët e BE-së në Tiranë/ PD mban fjalën dhe nis protestën, akuzat se vota është vjedhur

Pesë ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë, simpatizantë dhe mbështetës demokratë janë grumbulluar në bulevardin “Zogu i Parë”. Protesta po zhvillohet rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet samiti i liderëve evropiane. Tubimi ka si qëllim, sipas opozitës, votën e lirë.

