Bota
Liderët evropianë nxjerrin sekretin e Trump: Pohoi se do sanksiononte Rusinë

Ukraina dhe udhëheqësit evropianë kanë rënë dakord të shtunën për një armëpushim 30-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës pa kushte nga 12 maji i këtij viti, shkruan Reuters trasnmeton Express.
Për këtë, Reuters shkruan se Macron, Merz, Stramer dhe Tusk kanë deklaruar se kanë marrë edhe përkrahjen e presidentit amerikan, Donald Trump, duke kërcënuar poashtu presidentin rus me sanksione të reja masive nëse Putin nuk i përmbahet armëpushimit.
Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Ukrainës pas një takimi në Kiev, gjatë të cilit ata zhvilluan një telefonatë me Trump.

