Connect with us

Aktualitet

“Lidhje intime me gruan e Kilës”/ Erjon Alibej-gazetarëve: Kthejeni gishtin nga vetja, ose unë ose ju…

Erjon Alibej njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë reagoi këtë të enjte në seancën gjyqsore të “Plumbit të Artë”,  ku pretendoi se mediat e kanë prekur atë dhe familjen e tij në moral. Alibej u shpreh se në rast se do përsëritet e njëjta gjë atëherë ai do të duhet ti drejtohet me kërkesë trupës gjyqsore që në seancë të jetë i pranishëm ose ai, ose gazetarët e kronikës.

Erjon AlibejI sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë. Në rast se do të përsëritet, do të ketë vetëm një zgjidhje, ose unë ose ata në seancë. Nuk është se nuk duam prezencë të mediave në gjyq, por të jenë të kujdesshme në raportimet që bëjnë.

Kujtojmë se në seancën e 8 prillit në GJKKO i pandehuri Xhulian Hoxha i cili është nën akuzë për një sërë vrasjesh foli për atentatin e planifikuar kundrejt Elton Kilës, të njohur ndryshe si Oti i Elbasanit. Sipas tij, për vrasjen e Elton Kilës alias Kastriot Kila, i njohur si financues dhe organizator nuk është Suel Çela siç pretendon Nuredin Dumani, por Erjon Alibej. Shkaku, sipas tij ka qenë një lidhje intime që Kila kishte krijuar me bashkëshorten e Alibejt.

Xhuljan Hoxha: Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka tregu se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela.  Motivi ishte sepse Olt Kila kishte marrdhënie intime me bashkëshorten e Erjon Alibejt.

Seanca gjyqësore është shtyrë për të martën në orën 10.00, për shkak të mungesës së dy mbrojtësve ligjorë. Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në seancën e ardhshme

Advertisement