Connect with us

Pinknews

“Ligjet e BBV”: Përshëndetje me detyrim, zgjim me orar, rregulla për…

Luizi, Elvisi dhe Qetsori diskutuan edhe për ligjet që do vendosen në Big Brother Vip.

Luizi propozoi që zgjimi të bëhet me orar, pasi qeveria të ngrihet nga gjumi dhe pas ndërrimit të baterive.

Në momentin e fikjes së dritave, Luizi propozoi që të gjithë të flasin me zë shumë të ulët, për të respektuar pjesën tjetër që ka nevojë të qetësohet.

Qetsori, nën cilësinë  e Ministrit të Brendshëm propozoi që përshëndetjet të bëhen me detyrim, duke qenë se disa banorë nuk thonë as “Mirëmëngjes”.

Një tjetër pikë që është kthyer në shqetësim për shumicën e banorëve, ka qenë pikërisht rrëmuja e vazhdueshme.

Për këtë, qeveria vendosi që pas çdo përfundimi mëngjesi, dreke, darke apo vakti të ndërmjetëm, gjithësecili të lajë pjatën apo gotën e tij.

Për ligjet e tjera që vendosi kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Jashtëm, ndiqni videon e plotë.

Advertisement