Kosova
Ligji i Lutfiut dhe Thaçit përkeqësoi situatën në veri/ Bytyçi zbulon plane dhe detaje
“Po, Ura e Ibrit duhet hapur që me 12 qershor 1999. Atëherë kur u mbyll nga KFOR-i francez.” – kështu eshte shprehur profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi, për çështjen e hapjes së Urës mbi lumin Iber, duke shtuar se Ura është dashur të hapet një ditë pas shpalljes së pavarësisë, më 18 shkurt 2008, duke theksuar se, pavarësi nuk ka nëse nuk ka sovranitet dhe integritet territorial.
Prandaj, sipas profesorit, ndodhën të gjitha ngjarjet që tashmë i njohim për dekada në atë pjesë të terrorit të Kosovës, sepse pavarësia e Kosovës nuk u shtri de facto në katër komunat e veriut të vendit.
“Situata u përkeqësua me ligjin e Lutfi Hazirit për të formuar nja dhjetë komuna të komunitetit serb. Kjo krijoi një diekuilibër midis popullsisë dhe numrit të komunave. Ndërsa popullsia serbe në Kosovë nuk i kalon 5 përqind të numrit të përgjithshëm të banorëve, Lutfiu e Thaçi u dhanë atyre çerekun e numrit të komunave, pra 25 përqind e madje pak më shumë. Krijimi i këtyre disbalancave, në vend qe ta zgjidhte ta konfliktin, nxiti orekse për territore. Kësisoj, në vend që ura të hapej, ajo vetëm sa mbyllej e hermetizohej edhe më shumë. Ishin lëshimet e autoriteteve të Kosovës që e krijuan këtë situatë, ose së paku i erdhën në ndihmë Serbisë që të shpallte publikisht projektin e ndarjes së Kosovës. Tani, për çudi, është Lutfi Haziri ai qe bertet me shume: “Hajde të shkëmbejmë territoret” – theksoi Bytyci duke shtuar se “Nëse ajo hapet që nesër, sërishmi do të shërbejë për qëllimet që u ndërtua. Të bashkojë territore, fate njerëzish dhe jo t’i ndajë ato. Mirëpo, Serbia është kundër bashkimit, lufton për ndarje. Ky është konflikti. Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se Ura do të hapet. Ka zhvilluar edhe një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it për këtë qëllim. Media e ka trajtuar me idenë, sikur Kurti u ka mbajtur leksion këtyre ambasadorëve. Por në fakt ai është përpjekur të paraqesë argumente të pakundërshtushme për hapjen e urës. Dhe kjo është mirë. Eshtë mirë, edhe nëse ndonjë ambasadori nuk i ka pëlqyer ky veprim.
Eshtë mirë, sepse kryeministri nuk do që të veprojë njëanshëm, siç e akuzojnë vazhdimisht disa ambasadorë dhe opozita anti- hapjes së urës”, pohon Bytyci……………………..