Bota
Ligji i ri i teheranit trondit botën/ Askush nuk do të shohë më çfarë ndodh brenda centraleve bërthamore

Autoriteti mbikëqyrës kushtetues i Iranit ka miratuar zyrtarisht një projektligj që urdhëron pezullimin e bashkëpunimit me organin mbikëqyrës global bërthamor, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Projektligji u ndalon inspektorëve të IAEA-s të hyjnë në vendet bërthamore iraniane derisa të përmbushen kushte specifike. Këto kushte përfshijnë njohjen e të drejtës së Iranit për pasurimin e uraniumit sipas Nenit 4 të Traktatit të Mospërhapjes.
Projektligji është miratuar tashmë nga parlamenti i Iranit dhe ky miratim nga Këshilli i Rojës – një organ klerikësh dhe juristësh – do të thotë se ai është zyrtarisht një ligj tani.
Autoriteti përfundimtar, duke përfshirë mënyrën dhe kohën kur do të zbatohet, i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe udhëheqësit suprem të Iranit. Ndërsa, IAEA nuk ka konfirmuar që Irani ta ketë lajmëruar për ndërprerje bashkëpunimi.

