Kronike
Lihet në burg 77-vjecari, vrau të birin

Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili vrau të birin Hamdi Bylykbashi, për vetëmbrojtje, pak ditë më parë në Maliq në fshatin Zvezdë, ka dalë kete te hene para gjykatës. 77-vjeçari Shefki Bylykbashi akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por pas hetimeve të kryera nga policia e Korçës është zbardhur, duke çuar në pranga Shefki Bylykbashin, 77-vjeç, i cili me sende të forta qëlloi të birin në kokë, Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç që ndërroi jetë në spital. Familjarët fillimisht u kanë deklaruar hetuesve se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar e si pasojë ka dëmtuar edhe kokën. Por pas hetimeve u siguruan provat, përmes së cilave rezultoi se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është konfliktuar në shtëpi me babanë, Shefkiun, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr. Avokati i 77-vjeçarit Shefki Bylykbashit, Nevzat Tarelli, tha se ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një vrasje e në kushtet të vetëmbrojtjes, kjo edhe për shkak se viktima kishte varësi nga alkooli dhe ushtronte dhunë permanente.

