Connect with us

Bota

“Lindja e Mesme mund të digjet në flakë”, Borrell: Ndërkombëtarët duhet të gjejnë zgjidhje

Komuniteti ndërkombëtar duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin Izrael-Hamas, pasi palët që janë në luftë nuk mund të pajtohen, tha sot Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell .

“Unë mendoj se ne kemi mësuar në këto 30 vjet se zgjidhja duhet të imponohet nga jashtë sepse të dy palët nuk do të jenë në gjendje të arrijnë kurrë një marrëveshje ,” tha ai nga Lisbona, duke paralajmëruar gjithashtu se nëse kjo luftë nuk mbaron së shpejti, e gjithë Lindja e Mesme mund të digjet në flakë, shkruajnë mediat e huaja.

Më herët sot, ministria palestineze e shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi njoftoi se operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës kanë marrë jetën e 22,313 personave që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Të vdekurit përfshijnë 128 persona të vrarë në 24 orët e fundit, tha ministria, duke shtuar se 57,296 persona ishin plagosur që nga 7 tetori, nga të cilët 261 u plagosën në 24 orët e fundit.

Advertisement