Connect with us

Aktualitet

Linjë e dyshimtë interneti për të transferuar të dhëna? AMP kallëzon Forcat Operacionale

Agjencia e Mbikqyrjes Policore kallëzon në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, pasi është zbuluar se në këtë strukturë është përdorur një linje e paautorizuar Interneti.

Gazetarja Klodiana Lala tha  se kallëzimi është bërë në korrik dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Dritan Nushi.

Përdorimi i një linje të paautorizuar interneti ngre dyshime të forta se mund të jetë përdorur për transferim të dhënash. Hetimi është mbajtur top sekret dhe prokuroria nuk bëri komente në lidhje me rastin./BW

Advertisement