Connect with us

Politike

Tre policët e liruar/ Begaj: Palët të kthehen në dialog

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës që u mbajtën padrejtësisht nga Serbia. Kreu i shtetit propozon që palët të ulen sa më shpejt në dialog dhe të zbatojnë marrëveshjen e dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.

“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”, thuhet në reagimin e presidenti Bajram Begaj.

Tre policët u morën peng në veri dhe janë liruar sot. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi në qytetin e quajtur Krelavë.

Advertisement