Connect with us

Politike

Lirimi i Berishës/ Abilekaj: Shpërblim ndaj kryedemokratit dhe PD për rezistencën e treguar

Gazetari Enton Abilekaj, e cilëson një vendim të pavarur, atë të dhënë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, për lirimin e liderit të opozitës Sali Berisha nga masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

I ftuar në Syri Tv përmes një lidhje skype në edicionin e pasdites, Abilekaj tha se nuk ka asnjë arsye dhe dyshim që Berisha të mbahej nën masën e sigurisë së arrestit në shtëpi.

Abilekaj thotë se ky ëhstë një moment shumë i mirë dhe entuziazmi për PD dhe opozitën, për ta detyruar edhe mazhorancën që gtë bëjë lëshime në garantimin e një qeverie kujdestare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.

Sipas Abilekajt, vendimi i GJKKO, është një shpërblim për PD dhe Berishën më shumë se sa presioni që kanë dëshmuar përmes protestave dhe mosbindjes civile, ka të bëjë më rezistencën e treguar.

‘Është një vendim i pavarur i një gjyqtareje, s’ka asnjë arsye dhe dyshim të arsyeshëm që Berisha të mbahej në arrest shtëpie. Ai u kryente aktivitetet, veç atij parlamentar. Nëse pengimi i aktivitetit parlamentar i shërbente pengimit të hetimit të Berishës, atëherë duhet ta dimë nga ana e SPAK, përse. Është një drejtësi, përgjithësisht e kontrolluar politikisht dhe e paracaktuar me çështje që lidhen me liderët e opozitës.

Një moment shumë i mirë entuziazmi, çfarë veprash mund të nxisë ky entuziazëm i Berishës, për ta detyruar këtë regjim që të lëshojë e të plotësohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Është një shpërblim për PD dhe Berishën, për rezitëncën e treguar. Ishte shpërblim i papritur, s’mendoj se ishte presion që kanë bërë apo protestat. Sa më shumë radikalizohet opozita, aq më shumë radikalizohet mazhoranca.

Ata rrahin e arrestojnë qytetarët dhe mundohen të mos e lejojnë opozitën të ngrenë kokë, se mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjve. Për këtë arsye s’e lënë opozitën të marrë frymë. Lirimi i Berishës mund ta bëjë më imponuese dhe detyruese, qeverinë teknike para zgjedhjeve.

Advertisement