Connect with us

Politike

Lirimi i hapësirave publike, bashkia e Tiranës krijon aplikacionin “Tirana Ime”, ja për çfarë do të shërbejë

Bashkia e Tiranës vijon me aksionin për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Së fundmi ka krijuar aplikacionin “Tirana Ime”, që do të shërbejë që qytetarët të raportojnë problematikat e tyre lidhur me zaptimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Në rubrikën “Raporto” të aplikacionit qytetarët mund të raportojnë këtë problematikë duke shtuar foto dhe vendndodhje. Më pas bëhet me dije se strukturat përkatëse do ta verifikojnë në terren dhe do të marrin masat e nevojshme.

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa vizita dhe takimë në bashki të ndryshme të vendit më drejtorët e bashkive dhe deputetët e qarqeve. Në këto takime Rama ka kërkuar që deputetët të zbresin në terren për takime me qytetarët dhe të evidentojnë problematikat që kanë.

Gjithashtu ai njoftoi dhe aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike, i cili vijon prej tre javësh. Rama vazhdimisht në rrjetet e tij sociale ka ndarë pamje nga heqja e ambienteve të jashtme të bizneseve, shumica prej tyre në Tiranë.

Advertisement