Connect with us

Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron punonjësit e ALUZINI dhe Kadastrës: Do ketë ndëshkim për ata që kanë firmosur legalizime kriminale

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, në lidhje me aksionin për lirimin e ambienteve publike, të cilat janë zënë nga biznese të ndryshme.Bashkangjitur këtij postimi, ai ka publikuar foton e një ambienti lokali në zonë publike dhe dokumentin e anulimit të lejes së legalizimit që ka marrë për përdorimin e kësaj hapësire publike.Sa më sipër, Rama ka paralajmëruar se do ketë masa ndëshkimore për të gjithë ata punonjës të ALUIZNI-it, apo Kadastrës më pas, që i kanë lëshuar.

Reagimi i Ramës:

Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.

Advertisement