Kosova
Lirimi i policëve kosovarë/ Hill: Përpjekje shtesë për de-përshkallëzimin e situatës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka përshëndetur lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia, teksa dhe e ka parë këtë veprim si përpjekje për de-përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës.
“Ne e mirëpresim lajmin për vendimin e gjykatës për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe presim që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në de-përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës aktuale”, tha Hill
I pyetur se çfarë pret më pas për krizën në veri të Kosovës, ambasadori amerikan bëri thirrje për miratimin urgjent të planit trepikësh të Bashkimit Evropian dhe kthimin e menjëhershëm të dialogut.