Politike
Lirohet dhëndri i kreu të PD/ Jamarbër Malltezi la garanci pasurore 3 mln lekë

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për të liruar dhëndrin e kreut të PD Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.
Prej rreth dy vitesh, Malltezi ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa u arrestua më 21 tetor 2023 në kuadër të dosjes “Partizani”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se shfuqizimi i masës ka ardhur kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh.
Ndërkohë në seancën e sotme mësohet se është rrëzuar edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje.
Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.
Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

