Connect with us

Aktualitet

LISTA/ 12 institucione që shkelën ligjin, nuk raportuan…

18 institucione nuk kanë raportuar brenda afatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për aktivitetet që kanë mbajtur, siç ligji ua parashikon.

Ato do duhet të raportojnë në KQZ-ja, jo më vonë se 5 ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë publike, por këto institucione nuk e kanë zbatuar, mes tyre edhe Kryeministria, Kuvendi dhe disa Bashki. Gjetjet janë për periudhën 13 – 19 Janar 2023 dhe 20 – 23 Janar 2023

Institucione me më shumë raste në shkelje të ligjit ka qenë Bashkia e Tiranës me 12 raste,  Ministria e Arsimit dhe Sportit me 7 raste, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin me 4 raste dhe më pas ndiqen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me 3 raste. Për shkak të shkeljes së ligjin, ndaj tyre parashikohen gjoba.

Institucionet publike qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe ose ndërrmarrjet shtetërore kanë detyrimin të raportojnë në KQZ-së të gjitha veprimtaritë që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, ata përballen me gjobë. Deri më tani, asnjë aktivitet nuk është ndaluar nga KQZ.

Institucionet raportuese në shkelje afati, për periudhën 13 – 19 Janar 2023

  • 1.       Kryeministria (1 rast);
    2.       Kuvendi (1 rast);
    3.       Minister i Shtetit per Marredhenien me Parlamentin (4 raste);
    4.       Ministria e Arsimit dhe Sportit (7 raste);
    5.       Ministria e Brendshme (1 rast);
    6.       Ministria e Kultures (1 rast);
    7.       Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (3 raste);
    8.       Autoriteti i Mediave Audiovizive (2 raste);
    9.       Bashkia Durrës (9 raste);
    10.   Bashkia Elbasan (2 raste);
    11.   Bashkia Gramsh (2 raste);
    12.   Bashkia Librazhd (2 raste);
    13.   Bashkia Roskovec (2 raste);
    14.   Bashkia Tiranë (12 raste);
    15.   Prefekti i Qarkut Lezhe (1 rast);
    16.   Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore (1 rast);
    17.   Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (1 rast);
    18.   Agjencia Shteterore e Kadastres (1 rast).

    Institucionet raportuese në shkelje afati, për periudhën 20 – 23 Janar 2023

    1.       Minister i Shtetit per Rinine dhe Femijet (2 raste);
    2.       Ministria e Drejtësisë (1 rast);
    3.       Ministria e Kultures (3 raste);
    4.       Ministria E Turizmit (6 raste);
    5.       Autoriteti i Mediave Audiovizive (1 rast);
    6.       Drejtoria e Pergjithshme e sherbimeve te Transportit Rrugor (1 rast);
    7.       Prefekti i Qarkut Korçë (2 raste);
    8.       Bashkia Berat (2 raste);
    9.       Bashkia Dimal (1 rast);
    10.   Bashkia Durrës (2 raste);
    11.   Bashkia Elbasan (1 rast);
    12.   Bashkia Librazhd (1 rast);

Advertisement