Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka paralajmëruar se në “Listën e zezë” të Amerikës do të përfshihen edhe politikanë kosovar.
Këtë paralajmërim Spahiu e ka dhënë në një intervistë në KTV. Spahiu ka thënë se ka indikacione se edhe politikanë të Kosovës që “kanë penguar procese në momente të caktuara” do të përfshihen në “Listën e zezë”, tani që ajo pritet të përditësohet.
“Po, absolutisht do të ketë”, ka thënë Spahiu. Sipas tij, është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, por ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika.
“Mund të jetë një listë, e cila do të ketë individë që në njëfarë mënyre apo tjetër kanë penguar procese në momente të caktuara dhe tani është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, por ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika”, ka deklaruar Spahiu.
Ai rikujtoi që presidenti Joe Biden paralajmëroi zgjerimin e “Listës së zezë” me njerëz që janë të njollosur në aspekte të ndryshme duke filluar nga rrezikimi i paqes, minimi i demokracisë dhe që janë të zhytur në kriminalitet e korrupsion.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një goditje të fuqishme kokave të krimit të organizuar në veri të Kosovës, më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Duke shfrytëzuar “Ligjin MAGNITSKY”, Washingtoni ka futur në “listë të zezë” Zvonko Veselinoviqin, Milan Radoiqiqn dhe një listë të gjatë të emrave të bashkpuntorëve të këtyre dyve.
Në këtë listë të gjatë të personave që SHBA i targetoi si të korruptuar dhe kriminal, është edhe vëllai i Zvonkos, Zharko Veselinoviq. Në listë janë edhe Zhelko Bojiq dhe Marko Rosiq. Më poshtë e gjeni edhe listën e bashkëpunëtorëve të grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit të cilët janë në “listën e zezë” të SHBA’së.
Lista:
Andrija Zheljko Bojic
Srdjan Milivoje Vulovic
Milan Mihajlovic
Miljan Radisavljevic (Miljan)
Miljojko Radisavljevic (Miljojko)
Radovan Radic (Radic)
Sinisa Nedeljkovic (Nedeljkovic)
Radule Stevic (Stevic)
Gjithashtu SHBA’ja ka sanksionuar edhe kompani të ndryshme që veprojnë në veri e që kontrollohen nga Veselinoviqi, Radoiqiqi dhe grupi.
Lista e kompanive:
Inkop DOO Cuprija (Inkop), me bazë në Serbi
Civija Komerc, me bazë në Serbi
S.Z.T.R. Prizma B.I., me bazë në Kosovë
Ferari Preduzeee Za Usluge I Promet Polovnim Vozilima SH.A., me bazë në Kosovë.
Gjithashtu janë listuar edhe tri etnitete që kontrollohen nga “Inkop”
Betonjerka DOO Aleksinac, me bazë në Serbi.
Dolly Bell DOO Beograd-Novi Beograd, me bazë në Serbi
Novi Pazar-Put D.O.O. Novi Pazar, me bazë në Serbi
Gjithashtu është sanksionuar edhe dy kompani të vëllait të Zvonko Veselinoviqit, Zharkos.
B.I., S.T.R. Kristal, me bazë në Kosovë
Nautikacentar D. O. O., me bazë në Kroaci
Në listë janë edhe kompanitë në pronësi dhe kontrolluara nga Radule Steviq.
DOO Rad 028 Zvecan, me bazë në Serbi
Radule Stevic B.I., P.T.P. Rad, me bazë në Kosovë
Rad D.O.O., me bazë në Kosovë
Edhe kompanitë e Sinisa Nedelkoviq janë futuar në listën e sanksionve të SHBA’së.
Markom Metal Commerce DOO Zvecan, me bazë në Serbi.
Metal-Robna Kuca, me bazë në Serbi.
Sinisa Nedeljkovic B.I., P.T.P. Metal, me bazë në Kosovë
P.P.Robna Kuca Metal B.I., me bazë në Kosovë
Farma Izvori B.I., me bazë në Kosovë
Robna Kuca Metal D.O.O., me bazë në Kosovë
Sinisa Nedeljkovic I.B., me bazë në Kosovë
Fat të njejtë kanë edhe kompanitë e Miljan Radisavljevic
DOO MM Kom Inter Blue Donji Jasenovik, me bazë në Serbi
P.P. Babudovac B.I., me bazë në Kosovë
Edhe tri kompani tjera të kontrolluara nga ky grup kriminal nëpër Evropë janë sanksionuar.
DOO Babudovac Brnjak,me bazë më Serbi dhe e kontrollar nga Miljojko
Garac Inzenjering OOD, me bazë në Bullgari dhe e kontrolluar nga Milan Radoiqiq
Radovan Radic B.I., P.P. Eu Rr Gradnja, me bazë në Kosovë dhe në pronësi të Radiq./ Express